Disa të shtëna me armë zjarri u regjistruan gjatë karnavaleve në Brazilit. Mediat e huaja raportojnë se për shkak të përplasjes me armë, dy persona mbetën të plagosur.
Mësohet se një burrë dhe një grua u qëlluan në rrugët e San Paulo-s, duke krijuar frikë dhe panik mes njerëzve. Burri mori një plumb në bark, ndërsa gruaja në këmbë. Sipas dëshmitarëve, gjithçka nisi pasi një burrë u përpoq t’i vidhte një personi një zinxhir nga qafa.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë koncertit të DJ Diplo, teksa ky i fundit po bëhej gati të ngjitej në skenë.
Në momentin e incidentit të rëndë, ai po bënte selfie dhe po bisedonte me fansat e tij që ndodheshin në turmë.