Të paktën 7 persona janë lënduar pas një aksidenti të ndodhur ditën e djeshme në një nga parqet më të mëdhaja në Gjermani.
Sipas raportimeve thuhet se platforma e një pishine të levizshme në një park lojrash është shembur ndërkohë që njerëzit ndodheshin brenda në ujë. Ngjarja ka ndodhur në Europa Park, i cili gjendet në qytetin Rust afër kufirit të Francës dhe Zvicrës,
Policia ka deklaruar se pesë performues që punonin për parkun janë ndëmtuar së bashku me dy vizitorë.
Sipas agjensisë së lajmeve gjermane, platforma e pishinës është thyer dhe si pasojë platforma e ngjitur me të, në të cilën por kërcenin akrobatët është shembur gjatë një shfaqje. Si pasojë uji i pishinës është futur edhe në atraksionet e tjera.
Parku është një atraksion mjaft i njohur turistik dhe vitin e kaluar ka patur mbi 6 milionë vizitorë nga Gjermani, Franca dhe Zvicra.