Një ngjarje shqetësuese është shënuar në një institucion shtetëror në Turqi, ku një i moshuar ka hyrë në ambientet e brendshme dhe ka sulmuar me mjet prerës një punonjës civil.

Episodi është kapur nga kamerat, ndërsa në pamje dallohet reagimi i shpejtë dhe i kontrolluar i tre kolegëve të të lënduarit. Pa shkaktuar panik, ata ndërhynë duke iu afruar autorit dhe arritën ta qetësojnë situatën, duke e bindur të ndalojë dhe të ulet, çka shmangu përshkallëzimin e mëtejshëm të incidentit.

Rrethanat dhe arsyet e sulmit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet turke nuk kanë bërë të ditur nëse personi i dyshuar është vënë në pranga.