Një moment i pazakontë ndodhi të martën në Suedi, pak minuta pas prezantimit zyrtar të ministres së re të Shëndetësisë, Elisabeth Lann. Gjatë një konference për shtyp, ajo humbi ndjenjat dhe u rrëzua, duke goditur kokën në podium.

Rojet e sigurisë dhe anëtarët e qeverisë ndërhynë menjëherë për ta ndihmuar. Pas disa minutash, ministrja u shoqërua jashtë sallës dhe konferenca u anulua. Më vonë, Lann u kthye në sallë e buzëqeshur, duke shpjeguar se kishte pasur sheqer të ulët në gjak dhe se nuk kishte lëndime serioze.

Elisabeth Lann mori detyrën si ministre e Shëndetësisë vetëm një ditë pas dorëheqjes së paraardhëses së saj.