Momente prekëse u shpalosën mëngjesin e së enjtes në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare, gjatë ceremonisë speciale, në kuadër të ngritjes së flamurit për dy drejtuesit e avionit të Forcave Ajrore. Drejtuesi i skuadriljes Christos Moulas dhe nëntoger Pericles Stefanidis, humbën jetën në Karystos mesditën e së martës.

Për të nderuar dy pilotët e rënë, lidershipi politik dhe ushtarak qëndroi i palëvizur dhe i heshtur në hyrje të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, ndërsa në të gjitha ballkonet e godinës kishte ushtarakë nga të gjitha krahët në shenjë respekti.

Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, e cila u ulë në gjysmështizë, pasi janë shpallur tre ditë zie kombëtare për vdekjen tragjike të dy pilotëve, në tempullin e shenjtë që ndodhet në ambjentet e Papagout u mbajt një shërbim përkujtimor, raporton “Protothema”.

“Skuadrilja Moulas dhe toger Stefanidis humbën jetën në krye të detyrës në Evia. Dua të shpreh ngushëllimet e qeverisë dhe të gjithë grekëve për familjet dhe kolegët e tyre”, tha ministri Nikos Dendias, në një deklaratë pas ceremonisë.