Presidenti nigerian Bola Ahmed Tinubu pësoi një incident gjatë ceremonisë së pritjes në Pallatin Presidencial në Ankara, ku u prit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Sipas mediave, gjatë përshëndetjes së trupave, Tinubu humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Ai u ndihmua menjëherë nga të pranishmit dhe u ngrit shpejt, pa pësuar lëndime.

Pavarësisht incidentit, programi zyrtar i vizitës vijoi normalisht pas një vonese të shkurtër.