Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi dje një takim me liderët evropianë, si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Në takim mori pjesë edhe presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, i cili u ul pranë homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Gjatë bisedimeve, Trump pati një moment hutimi, teksa kërkoi presidentin Stubb pa e vënë re se ai ndodhej përballë tij. “President Stubb i Finlandës, ai është dikush që… ku është ai?”, tha Trump.

Kreu i shtetit finlandez reagoi me qetësi, duke u përgjigjur: “Unë jam këtu”. Pas këtij momenti, Trump e komplimentoi, duke theksuar se “Dukesh më mirë se kurrë që të kam parë! Ke bërë një punë të shkëlqyer!”.