Një incident i frikshëm është regjistruar në qytetin Monterrey të Meksikës, ku një grua del papritur në mes të rrugës dhe përplaset nga një automjet që po kalonte, i cili nuk arriti të frenonte në kohë, duke e hedhur disa metra larg.
VIDEO BEFORE ACCIDENT: A 25-year-old woman threw herself in front of a moving vehicle on Av. Paseo de los Leones in Monterrey, Nuevo León.Apparently, moments earlier, while traveling with her parents, she began acting strangely, got out, and started running. Shocking… pic.twitter.com/Do2jIstOg8
— X Secular (@x4secular) February 10, 2026
Sipas mediave lokale, shoferët që ndodheshin në zonë njoftuan menjëherë autoritetet. Forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje. Gruaja, rreth 25 vjeçe, u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa raportohet se ka pësuar lëndime të rënda. Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.



