Momente tensioni dhe ankthi u zhvilluan në një stacion hekurudhor në Bangladesh, kur një foshnjë ra nga platforma ndërsa një tren kalonte, me babanë e tij që reagoi në një çast rekord duke e shpëtuar teksa iu hodh përsipër dhe e mbuloi me trup.
Në një video të regjistruar nga një pasagjer, burri mund të shihet duke rënë mbi foshnjën dhe duke e mbuluar atë me trupin e tij, duke mbetur i palëvizshëm ndërsa treni kalonte sipër tyre.
Skena është marramendëse, ndërsa vagonë të njëpasnjëshme kalojnë pikën, me dy të bllokuar poshtë.
Sipas mediave lokale, gjithsej tetë vagonë kaluan sipër tyre, megjithatë, pavarësisht natyrës së rrezikshme të situatës, si babai ashtu edhe foshnja shpëtuan pa lëndime.
Dramatic video from a railway station in Bangladesh shows a father shielding his infant underneath a moving train after the child fell off the platform.
— Al Jazeera Breaking News (@AJENews) April 30, 2026
Local media reported that both escaped unharmed after eight carriages passed over them. pic.twitter.com/tctiHD04yB
