Një unazë diamanti 24 karatësh me ngjyrë rozë të thellë u shit në ankand për 13.1 milionë euro, një shifër në mes të diapazonit të çmimeve të pritura, sipas Christie’s.
Diamanti “Bulgari Pink” me prerje smeraldi pritej të shiste 10.8-16.2 milionë euro si çmimi më i lartë në shitjen sezonale të bizhuterive të shtëpisë ankandesh në Gjenevë, sipas AP.
Guri jashtëzakonisht i rrallë, që besohet se ka ardhur nga minierat e Golconda-s në Indi, ka mbetur në të njëjtën familje që kur është blerë atje në vitet 1950.
Përpara ankandit, Max Fawcett, drejtuesi global i bizhuterive në Christie’s, e përshkroi gurin si “Mona Lisa e diamanteve rozë”.
Minierat e Golconda-s në Indinë jugore kanë prodhuar disa nga diamantet më të famshme në botë. Ankandi përfshinte gjithashtu një koleksion privat prej gati 300 bizhuterish të shekullit të 20-të, duke përfshirë vepra nga Bulgari, Cartier dhe Graff.
Top Channel
