Kina ka ekzekutuar një ish-bankier të lartë për pranimin e ryshfeteve prej 116 milionë paundësh. Bai Tianui, ish-drejtori i përgjithshëm i firmës së menaxhimit të aseteve “China Huarong International Holdings”, u ekzekutua me karrige elektrike të martën në qytetin verior të Tianjin.
Bai, sipas prokurorëve, abuzoi me pozicionin e tij në kompaninë shtetërore të investimeve midis viteve 2014 dhe 2018, duke pranuar një “sasi të madhe” ryshfetesh që arrinin në 1.1 miliardë juanë.
Në një deklaratë, gjykata tha: “Sasia e ryshfeteve të marra nga Bai Tianhui ishte jashtëzakonisht e madhe, rrethanat e krimit ishin veçanërisht serioze dhe ndikimi shoqëror ishte shumë i rëndë.”
Sipas “The Telegraph”, gjykata shtoi se krimi i Bai kishte “dëmtuar interesat e shtetit” dhe të popullit kinez dhe “ai duhet të ndëshkohet rëndë sipas ligjit”. Gjykata Supreme Popullore, gjykata më e lartë e Kinës, tha se faktet e çështjes ishin të qarta dhe provat kundër Bai ishin përfundimtare dhe të mjaftueshme, kështu që dënimi i tij ishte “i përshtatshëm”.
Gjykata e Lartë Popullore e Tianjinit mbështeti dënimin e tij me vdekje pasi hodhi poshtë apelin e tij më 24 shkurt. Në Kinë, një dënim me vdekje i dhënë nga gjykatat e ulëta duhet t’i paraqitet për shqyrtim Gjykatës Supreme Popullore.
Huang ishte krijuar për të trajtuar kreditë e këqija nga bankat shtetërore dhe u riemërua “China Citic Financial Assets Management” pas një shpëtimi të orkestruar nga qeveria në vitin 2021. Ajo ishte një nga katër kompanitë e formuara në vitin 1999 për të ndihmuar në pastrimin e grumbujve të borxheve të këqija, që mbytën sistemin bankar të Kinës dhe kompania më vonë u zgjerua në bizneset e investimeve, kredive dhe pronave.


