Ka shkuar në 9 numri i personave që janë vrarë nga sulmi me armë që tronditi paraditen e sotme qytetin Garz në Austri.

Sipas mediave vendase, autori ka kryer vetëvrasje pas krimit, teksa raportohet se ishte nxënës i kësaj shkolle. Ai ishte viktimë e bullizmit dhe ka zgjedhur të hakmerret në mënyrë të tmerrshme ndaj shokëve të klasës së tij. Adoleshenti hapi zjarr drejt dy klasave, duke lënë të vdekur nxënës dhe mësues.

Gjithashtu, disa nxënës dhe mësues të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar me helikopter në spital. Pjesa tjetër janë bashkuar me prindërit, teksa autoritet kanë blinduar shkollën.