Dhuna dhe të shtënat e armëve kanë pushtuar rrugët në zonat veri-perënditmore të Meksikës, pas arrestimit të djalit të bosit të drogës “El Chapo, Ovidio Guzmán-López.
Mediat vendase kanë raportuar se Guzmán-López është anëtar i rangut të lartë të kartelit “Sinaloa”, e cila është një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në mbarë botën.
Në qytet janë raportuar të shtëna me armë dhe sulme me makina, teksa kryebashkiaku Juan de Dios Gamez u ka kërkuar qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë e tyre.
“U kërkojmë qytetarëve të Culiacán-it të mos largohen nga shtëpitë për shkak të bllokadave që kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të qytetit”- njoftoi ai në Twitter.
Po ashtu, është bërë më dije se dhe aeroporti lokal është mbyllur përkohësisht dhe madje mësimdhënia në disa shkolla të zonës është pezulluar në Culiacán. Autoritet meksikane e kishin arrestuar më parë Guzmán-López në vitin 2019, por e liruan atë për të shmangur sulme të përgjakshme në vend.
Durante los operativos en Culiacán se utiliza un helicóptero artillado de la Fuerza Aérea Mexicana.
Se sigue hablando de una importante detención que la autoridad no ha confirmado aún. pic.twitter.com/Wli66F3lUR
— Azucena Uresti (@azucenau) January 5, 2023
+
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë operacionin që është kryer për kapjen e Ovidio Guzmán-López.
Në dhjetor, SHBA njoftoi një shpërblim deri në 5 milion dollarë për informacionin që çon në arrestimin ose dënimin e Ovidio dhe tre vëllezërve të tij, të cilët mendohet se kanë mbajtur pozicionet e tyre komanduese në grup.
Ndërkohë babai i tyre po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në SHBA pasi u shpall fajtor në vitin 2019 për trafik droge dhe pastrim parash.
— Martin Quintero (@martquintero) January 5, 2023