Rusia e ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian për paketën e 19-të të sanksioneve, duke e quajtur atë një përpjekje për të marrë rolin e “policit global”.

Masat e reja synojnë 45 kompani, përfshirë 17 në vende të treta si Kina, Tailanda dhe India, si pjesë e përgjigjes së saj ndaj pushtimit të Ukrainës.

“BE po shantazhon një numër gjithnjë e në rritje të vendeve të treta me përhapjen e sanksioneve dytësore. Duke vepruar kështu, ajo deklaron hapur se e konsideron veten të autorizuar për të diktojë rregullat e tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik midis shteteve sovrane.

BE-ja nuk arrin të kuptojë se pretendimi i saj për të qenë një ‘polic global’ (ose, nëse preferoni, një ‘doganier’) do të ketë pasoja të pashmangshme për rolin dhe pozicionin e Unionit në botë’, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.