Moti i keq ka goditur Neos Marmaras duke bërë që i gjithë qyteti grek të mbulohet nga uji. E vendet që janë goditur më së shumti nga një stuhi shiu ishin Tasos, Krf dhe Athina.


Dëmet materiale që janë shkaktuar në destinacionin e preferuar turistik, Halkidiki janë shumë të mëdha. Stuhia ka “marrë me vete” shumë kulme të shtëpive, kurse copëzat e forta që binin nëpër rrugë kanë dëmtuar edhe një numër të madh makinash.


Erërat e forta me shpejtësi prej 80 kilometra në orë, kanë bërë që të dëmtohen kulmet e materialet e forta që binin në tokë të bllokonin shumë rrugë.


Në Athinë shumë rrugë janë mbuluar nga uji, e erërat kanë shkulur me rrënjë pemët. Ekipet e zjarrfikësve kanë marrë qindra telefonata nga qytetarët.