Pas reshjeve të rrëmbyeshme që goditën Greqinë Perëndimore, mëngjesi i sotëm i ka gjetur banorët duke numëruar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe izolimi i disa zonave. Situata më e rënduar raportohet në Epir, Korfuz dhe Kostur, të cilat vijojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.

Autoritetet kanë shpallur katër prefektura dhe gjashtë bashki të Epirit në gjendje emergjence, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe pastrimit po punojnë pa ndërprerje. Megjithatë, reshjet që rikthehen herë pas here po e ngadalësojnë procesin.

Korfuz, terreni vijon të jetë i lagësht dhe i paqëndrueshëm. Sipas raporteve, erosione të rrezikshme janë formuar nën themelet e banesave, ndërsa rruga bregdetare është shkatërruar dhe mbetet e pakalueshme. Kryebashkiaku i Korfuzit të Veriut e ka cilësuar situatën “dramatike”, duke njoftuar se 20 komunitete janë pa ujë dhe pa energji dhe se shkollat do të qëndrojnë të mbyllura edhe nesër.

Dëme të shumta raportohen edhe në Arta, Janinë, Prevezë dhe Thesproti. Në Janinë reshjet vazhdojnë, ndërsa në zonat malore janë regjistruar flokët e parë të dëborës.

Ekspertët e motit parashikojnë një përmirësim të përkohshëm në orët në vijim, por një valë e re reshjesh do të rikthehet të martën, duke e vështirësuar situatën për banorët e rajonit perëndimor.