Tërmeti në zonën juglindore të Turqisë solli shkatërrim masiv, sidomos në qendër të Hatajit. Ndërkohë që po vazhdonin kërkimet në ndërtesat e shkatërruara në të gjithë qytetin, dy fëmijë të vegjël janë shpëtuar nga rrënojat pas 26 orësh.
Ekipet teksa po punonin në qendër të qytetit dëgjuan zhurma që vinin nga një ndërtesë. Më pas ata intensifikuan punën e tyre në godinën e caktuar duke nxjerrë gjallë dy fëmijët.
Në atë momente ka pasur momente lumturie, ndërsa fëmijët janë dërguar në spital me ambulancë.
Një tjetër tërmet goditi Turqinë qendrore orët e para të mëngjesit. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së thotë se një lëkundje me magnitudë 5.6 ishte në një thellësi prej 10 km (6 milje) pranë qytetit të Golbasit.
Ndërkohë, Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) me seli në Francë e vlerësoi fuqinë e tërmetit pranë Golbasit në 5.6, duke shtuar se ishte në një thellësi prej 2 km.
Të dyja agjencitë thanë se tërmeti ndodhi në orën 03:13 GMT të martën. Ata nuk dhanë detaje të mëtejshme.