Shtyhu pak Elon Musk, Larry Ellison është tashmë personi më i pasur në botë. Bashkëthemeluesi i kompanisë Oracle i jep fund mbretërimit 300 ditor të Elon Musk dhe zë vendin e parë në indeksin e miliarderëve të Bloomberg.
Pasuria e Ellison u rrit me 101 miliardë dollarë pasi Oracle Corp. raportoi rezultate tremujore që tejkaluan pritjet dhe tha se do të ketë më shumë rritje në të ardhmen.
Rritja e çoi pasurinë e tij totale në 393 miliardë dollarë, përpara Musk i cili zotëron 385 miliardë dollar.
Ellison, 81 vjeç, i cili bashkëthemeloi Oracle ne vitin 1977 dhe tani është kryetar dhe drejtor i teknologjisë, ka pjesën më të madhe të pasurisë së tij neto të lidhur me kompaninë e softuerëve të bazës së të dhënave.
Aksionet e Oracle, të cilat kishin rritur tashmë 45% këtë vit deri në mbylljen e së martës, u rritën me 41% të mërkurën pasi kompania shënoi një rritje të madhe të rezervimeve dhe dha një perspektivë agresive për biznesin e saj të infrastrukturës cloud. Është rritja më e madhe ditore e kompanisë ndonjëherë.
Aksionet e Tesla Inc., në të kundërt, kanë rënë me 13% këtë vit. Mëgjithatë bordi i kompanisë ka propozuar një paketë masive page për Musk që, nëse ai arrin të përmbushë një sërë objektivash ambicioze, mund ta bëjë atë trilionerin e parë në botë. Mirëpo këto qëllime, që kane të bëjnë me rritjen e shitjeve të produkteve tesla si robotaxi dhe makinat elektrike, duhet të përmbushen brenda 10-vjeçarit, pra Elon Musk ka kohë deri në 2035 për t’u bërë trilioner.
Nga ana tjetër, kompania oracle specializohet ne ruajtjen e informacionit dhe databazës, dhe ka një sistem të inteligjencës artificiale shumë të suksesshme.