Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kishte diskutuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte mundësinë e blerjes nga Kievi të më shumë raketave interceptuese për mbrojtjen e saj ajrore.
“Mark Rutte është i informuar mirë për kërcënimet dhe ne i koordinuam përpjekjet tona në lidhje me vendet që kanë raketa të tilla dhe janë në gjendje të ndihmojnë Ukrainën. Është thelbësore të eliminohet e gjithë burokracia dhe të merren vendimet e nevojshme politike”, shkroi Zelensky në një postim në platformën X.
Rutte, nga ana e tij, tha pas kësaj bisede se po diskutonte me aleatët në NATO se si ata mund të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës mbrojtjen ajrore që i nevojitet urgjentisht.
“Fola me presidentin Zelenskyy rreth sulmeve të fundit të tmerrshme me raketa dhe dronë rusë në qytetet e Ukrainës. Po diskutoj me aleatët se si mund të vazhdojmë t’i sigurojmë Ukrainës mbrojtjen ajrore që i nevojitet urgjentisht.”- thuhej në reagimin e Rutte.
