Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka folur me tone të ashpra për Coronavirus në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.


Sipas tij, kjo është lufta më e madhe me të cilën bota është përballur që nga përfundimi i Luftës së Dytë  Botërore.


Në fjalimin e tij, zoti Trump, që e quajti COVID-19-ën një virus kinez, tha se OKB-ja duhet ta vërë Kinën para përgjegjësisë si vendi që e “përhapi këtë murtajë” dhe kritikoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë për deklarata të rreme për virusin. Ai tha se ajo kontrollohet nga Kina.


Presidenti Trump tha se nëse OKB-ja do që të jetë efektive, duhet të përqendrohet tek problemet e vërteta të botës, përfshirë terrorizmin, shtypjen e grave, punën e detyruar, trafikun e drogës dhe atë të njerëzve, persekutimin fetar dhe spastrimin etnik të pakicave fetare.


Shtetet e Bashkuara arriti në 200 mijë viktima dhe vendi ka numrin më të madh të viktimave dhe të infektuarve në botë