Presidenti Volodymyr Zelenskiy ka paralajmëruar Perëndimin se nëse nuk vendoset një zonë ndalimi-fluturimi mbi Ukrainën atëherë pasojat do të jenë katastrofike.
Teksa luftimet me Rusinë kanë hyrë në ditën e 14, Zelensky theksoi se partnerët e Ukrainës do të jenë përgjegjës për një katastrofë humanitare nëse nuk ndërhyjnë.
“Partnerët e Ukrainës do të jenë përgjegjës për një katastrofë humanitare nëse nuk vendosin një zonë ndalim-fluturimi” u shpreh ai.
Presidenti ukrainas shtoi se evakuimet e njerëzve në Kiev po vazhdojnë.
“Ne po vazhdojmë evakuimin. Mbi 18 mijë persona kanë lëvizur nga Kievi”, tha Zelensky.