Një shefe e agjencisë ruse të PR, e cila pretendon se ishte spiune e regjimit të Vladimir Putin, ka treguar se si i mësuan “teknikat e seksit” për të kryer punën.

37-vjeçarja, Aliia Roza, është shprehur se ajo është trajnuar për t’u bërë agjente sekrete në një akademi ushtarake pranë Moskës, kur ishte vetëm 18 vjeçe.

Ajo pretendon se është dërguar në misione në të njëzetat e saj për të shënjestruar bandat e drogës dhe trafikantët e njerëzve, përpara se të rrëmbehej dhe i duhej të ikte nga vendi.

Ndërsa duke folur për presidentin Putin, i cili prej disa javësh ka nisur luftën në Ukrainë, 37-vjeçarja tha për “The Sun”: “Kur isha 18 vjeçe më dërguan në një akademi ushtarake ku studiova të gjitha teknikat speciale”.

“Ata na treguan se si të joshim, manipulojmë, bindim njerëzit, si të gjuajmë nga lloje të ndryshme armësh, si të bëjmë arte parciale dhe të jemi një ushtar i përsosur në fushë. Unë shkova në akademi për shkak të prejardhjes sime familjare”, ka rrëfyer ajo.

Roza ka shtuar se gjyshi i saj është një hero kombëtar i Luftës së Dytë Botërore, madje edhe emrin e tij e ka të shkruar në monumentin e Startingradit.

“Pra, është një punë e madhe për familjen tonë. Është një trashëgimi e madhe. Studiova aty dhe më pas kam pasur disa misione për të mbrojtur njerëzit dhe për të mbrojtur vendin nga droga që furnizohej në Afganistan. Gjithashtu kisha mision dhe ndalimin e trafikimit të qenieve njerëzore në Rusi”, ka thënëAliia.

Por jo vetëm kaq, pasi 37-vjeçarja ka treguar se ajo ka qenë në mesin e disa grave të përzgjedhura që kaluan trajnimin si agjente speciale dhe iu tregua se si ta përdorte pamjen e saj të bukur për efekt maksimal.

Sipas saj, udhëzimi përfshinte mësime specifike se si të kryhet një akt i caktuar seksual.

“Unë mund ti them çdo gruaje se si të bëjnë burrat të dashurohen dhe t’iu propozojnë. Intriga, sekret, mister. Por duhet të jesh edhe më e mira në seks. Atë na mësonin në akademi. Ata jo vetëm që na thanë, por edhe na treguan. Mënyra e joshjes është një strategji e planifikuar dhe kërkon kohë dhe veprime hap pas hapi. Edukimi seksual ishte vërtet i rëndësishëm sepse duhej të ishe më e mira, si do të joshje?”, shtoi Roza.

Nga ana tjetër, Aliia pretendon se misioni i saj kryesor dhe i fundit, përfshinte infiltrimin e një bande të fuqishme droge, duke joshur udhëheqësin e saj. Ajo nuk do të japë më shumë se emrin e parë të gangsterit, Vladimir, e thotë se ai ra në dashuri me të pasi ajo e shënjestroi në një klub nate.

37-vjeçarja pretendon gjithashtu se kur ajo u ekspozua si një agjente sekrete nga miqtë e Vladimir, e nxorën në pyll dhe e rrahën, duke e lënë me një shenjë mbi syrin e saj të djathë.

Por ajo ka shtuar më pas se Vladimiri i shpëtoi jetën, duke i ndaluar shokët e tij që ta ekzekutonin.  Pas paralajmërimit se duhej të largohej nga Rusia, Roza ka thënë se fillimisht shkoi në Turqi, pastaj në disa vende të Evropës e duke përfunduar në Beverly Hills.

Aliia, e cila është me origjinë nga Kazakistani, ka treguar për “The Sun” fotografitë nga ditët e saj të stërvitjes në akademinë ushtarake. Por ajo nuk ka prova të forta për të mbështetur pretendimin e saj se ishte spiune.