Papa Francesku iu rikthye shërbimit në meshat e shenjta, pasi kaloi disa ditë i shtruar në spital.
Pikërisht për këto ditë, ai i ka rëfyer një besimtari, se çfarë po ndodhte me shëndeti ne tij.
Ati i Shenjtë po i referohej sëmundjes së javëve të kaluara, në fund të marsit, ku qëndroi për disa ditë në spitalin Gemelli. Sipas mediave italiane, Michele Ferri, 52 vjeç, ka treguar detaje nga telefonata me Papën.
“Jam ende gjallë, më tha, por i lodhur,”- raporton Michele, duke shtuar se nuk e fshehu entuziazmin që Papa nuk e kishte harruar.
“I thashë: na trembe!,”- tha Michele dhe vazhdoi: Më shpjegoi se kishte mbërritur pa ndjenja në spital. Duke konfirmuar kështu faktin se Papa reagoi mirë ndaj një sëmundjeje të rëndë.
Midis Michele Ferrit dhe Papës në këtë telefonatë të fundit pati një shkëmbim besimi për shëndetin e ndërsjellë, duke qenë se edhe Michele së fundmi i është nënshtruar një terapie.