Itali 


Krizës në nivel qendror i shtohet edhe ajo e nivelit lokal


Problemet ekonomike të Italisë duket se janë shumë të mëdha, madje, më të mëdha se sa duket. Kështu, rreth dhjetë qytete, përfshi Palermon dhe Napolin, thuhet se janë duke luftuar që të menaxhojnë financat e tyre. Vendi ka ndërmarrë hapa që të përmirësojë disi ekonominë e tij në nivel kombëtar, gjatë javëve të fundit, por lajmi i dhënë nga e përditshmja italiane “La Stampa”, nënvizon shqetësimin gjithnjë e në rritje për gjendjen e financave lokale. Sipas lajmit të gazetës, disa specialistë të qeverisë thonë se ekonomia e vendit të tretë më të fuqishëm të Eurozonës është në një situatë shumë të rëndë në nivel lokal. Javë që shkoi, Kryeministri Monti ngriti shqetësimin se zona autonome e Sicilisë ishte në prag të falimentimit për shkak të borxhit të lartë. Ky lajm vjen ndërsa thuhet se në Spanjë, gjashtë autoritete rajonale janë në prag të pranimit të një kërkese të bërë nga Vatikani ndaj tyre, për të pranuar ndihmë financiare në një kohë shumë të vështirë për to.


Në Itali, çështja e financave lokale tregon se kriza është shumë e thellë. Me ekonominë në recesion të thellë dhe qeverinë qendrore që po kërkon të kursejë sa më shumë dhe brenda një kohe sa më të shkurtër, kostoja e madhe ka rënë në administratën publike dhe në rajonet e ndryshme italiane. Autoritete lokale janë ankuar se reduktimet e njëpasnjëshme të buxhetit i kanë harxhuar burimet e tyre. Ehe në Veri të vendit, disa qytete po përballen me telashe.