Që prej nisjes së luftës mes Ukrainës dhe Rusisë dhe kërcënimeve të vazhdueshme të Vladimir Putin, frika për një luftë të tretë botërore ëhstë shtuar.

Por kjo frikë u shtua më shumë ditën e djeshme, pas një gafe të një përkthyesi, gjatë takimit zyrtar mes presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologut rus Putin.

Gjhithçka ndodhi teksa Erdogan po mbante fjalimin hapës dhe përkthyesi zyrtar keqkuptoi fjalët, duke thënë se Turqia dhe Rusia janë tashmë në luftë.

“Situata aktuale midis Ukrainës dhe Rusisë….Ky është sfondi i kësaj vizite. Dhe ftesa juaj – ne jemi të kënaqur që kemi marrë këtë ftesë. Delegacioni im është i lumtur që e ka marrë këtë ftesë”, tha Erdogan, teksa e bëri të qartë se donte të vepronte si ndërmjetës mbi marrëveshjen e grurit për të ushqyer kombet më të varfra në botë.

Pas këtyre fjalëve erdhi dhe gabimi i përkthyesit, i cili nuk dihet nëse ishte turk apo rus.

“Ka luftë mes Rusisë dhe Turqisë”, thuhet në përkthimin turko-rus të fjalëve të Erdoganit

Procesverbali zyrtar i fjalëve të Erdoganit tregon se ai nuk e bëri gabimin dhe ishte përkthyesi ai që kishte keqinterpretuar fjalët.