Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare ish-anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Eliot Engel, një figurë e njohur e politikës amerikane me një karrierë mbi tre dekada në Kongres.
Sipas njoftimeve zyrtare, Engel ka ndërruar jetë, duke lënë pas një kontribut të gjatë në jetën politike të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai shërbeu në Kongres nga viti 1989 deri në vitin 2021, duke përfaqësuar shtetin e New York dhe duke mbajtur role të rëndësishme në Komitetin për Punët e Jashtme.
Gjatë karrierës së tij, Engel u bë i njohur për angazhimin në politikën e jashtme të SHBA-së dhe për mbështetjen e tij ndaj çështjeve ndërkombëtare, përfshirë rajonin e Ballkanit dhe Kosova.
