Kreu i Drejtorisë së Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Kyrylo Budanov, ka deklaruar në një media lokale se ndaj Presidentit rus Vladimir Putin, është tentuar një atentat. Përpjekja për të vrarë Presidentin, ka ndodhur dy muaj më parë ka deklaruar Kyrylo Budanov.

Presidenti rus i druhet një atentati që prej nisjes së bombardimeve në Ukrainë.

“Kujtomë se Vladimir Putin i mbijetoi një atentati jo shumë kohë pasi filloi luftën e tij në Ukrainë”, ka pohuar shefi i inteligjencës së vendit.

Budanov tha se Putini ishte ‘sulmuar nga përfaqësuesit e Kaukazit rreth dy muaj më parë’, – një rajon ky që përfshin Armeninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe pjesë të Rusisë jugore.

“Ishte një përpjekje absolutisht e pasuksesshme, por me të vërtetë ndodhi… ” tha Budanov. “E përsëris, kjo përpjekje ishte e pasuksesshme. Nuk ka pasur asnjë publicitet për këtë ngjarje, por ka ndodhur’.