Një gazetare holandeze është ndaluar në Turqi për shkak të kritikave që kishte bërë në drejtim të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. Lajmi është bërë i ditur nga media e saj, por është publikuar edhe në mediat më të rëndësishme në botë.
Umar kishte kritikuar Erdoganit në të përditshmen holandeze “Metro” dhe sipas saj kjo ka çuar në ndalimin e saj.
Ajo ishte me pushime në jug të Turqisë në momentin që u arrestua. Të shtunën në mbrëmje ajo shkroi në Twitter se policia ishte në derën e saj. “Policia te dera, nuk është shaka”, ka shkruar Ebru Umar.
Mësohet se ajo është lënë e lirë ditën e sotme, por nuk lejohet që të largohet nga Turqia. Ministria e Jashtme e Holandës ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me gazetaren dhe ka nisur bisedimet me autoritetet turke.
24 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)