Anthropic sapo ka ndryshuar kushtet e përdorimit të produkteve të saj dhe, duke shtuar ndër të tjera ndalimin e atyre që i përshkruan si “sjellje abuzive ose mizore ndaj modeleve te kesaj platforme, të cilat janë të shtrira në kohë dhe të pajustifikuara”.
Sipas rregullave të reja, Claude mund të ndërpresë bisedat me përdoruesit që shfaqin vazhdimisht sjellje të tilla. Ky ndryshim ka celur një debat mbi një çështje gjithmonë e më të diskutuar: A mund të konsiderohet keqtrajtim mënyra se si njerëzit komunikojnë me inteligjencën artificiale dhe, mbi të gjitha, a mund të përjetojnë këto sisteme emocione apo vuajtje?
Corriere della Sera shtron pikërisht kjo pyetje, duke vënë në dyshim nëse toni i përdorur nga njerëzit gjatë bisedave mund të ketë ndonjë rëndësi për një model gjuhësor. Sipas medias së njohur, përfaqësues të Anthropic kanë deklaruar se nuk mund të përjashtohet plotësisht mundësia që modelet e kompanisë të përjetojnë emocione.
Në këtë kontekst, disa studiues kanë nisur të shqyrtojnë temen e mirëqenies së inteligjencës artificiale dhe mundësinë që sisteme të tilla të mund të kenë, në të ardhmen, një formë të drejtash. Cështja vazhdon të mbetet e diskutueshme, sepse fakti që një sistem i inteligjencës artificiale mund të prodhojë përgjigje që duken emocionale nuk përbën, në vetvete, provë se ai përjeton ndjenja apo vuajtje.
Ndryshimi i rregullave të Anthropic ngre gjithashtu pyetje mbi kufijtë e autoritetit të kompanive teknologjike për të përcaktuar normat etike që rregullojnë marrëdhënien mes njerëzve dhe inteligjencës artificiale.
Artikulli përfundon me një vëzhgim kritik të autorit: vendosja e kufijve ndaj mënyrës se si përdoruesit trajtojnë Claude-in mund të shihet si një hap drejt një koncepti të ri të marrëdhënies me makinat, në një kohë kur diskutimi mbi statusin dhe të drejtat e inteligjencës artificiale po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje.
Top Channel
