Kryeministri ukrainas Denys Smihal në një fjalim të shkurtër në Këshillin e Evropës ka bërë një kërkesë për të gjithë autoritetet. 

Ai u është lutur atyre që të ndalnin këtë luftë, para se Europa të digjej. 

“Ka ardhur koha për të ndaluar këtë pushtim, përpara se Evropa të digjet”- ka thënë kryeministri Denys Smihal në një kominikim përmes videos në Këshillin e Europës.

Ndër të tjera ai ka bërë dhe bilancet e luftës, ku ka konfirmuar se në 18 ditë kanë vdekur mijëra civilë mes tyre dhe shumë fëmijë.

 “Në 18 ditë, kanë vdekur mijëra civilë, duke përfshirë 90 fëmijë”, tha ai në fjalën e tij./ Gazeya Shqip