Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth ka reaguar ndaj vendimit të autoriteteve në Serbi për t’i dhënë nderime shtetërore kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiç, i cili njihej ndryshe dhe si “Kasapi i Bosnjes”.

Në një postim në rrjetin social X, Roth shprehet se është e paimagjinueshme që Mlladiç, përgjegjës për masakrën e Srebenicës, të nderohet. Sipas tij, ky veprim tregon se Beogradi është larg pajtimit që ka nevojë rajoni.

Nuk e kisha menduar kurrë se do të shihja një kriminel lufte të dënuar, njeriun përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës, të merrte nderime shtetërore në Beograd. Kjo tregon se sa larg është Serbia nga pajtimi që i nevojitet kaq shumë Ballkanit Perëndimor. Faleminderit të gjithë serbëve që e kundërshtojnë publikisht këtë turp.”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që një ditë më parë Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, anuloi vizitën e planifikuar për në Beograd si kundërshti ndaj nderimeve të parashikuara nga serbët ndaj Mlladiç, që vdiq javën e kaluar në Hagë.