Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë është regjistruar në zonën e Napolit. Mediat vendase shkruajnë se është regjistruar si lëkundja më e fortë e 40 viteve të fundit në këtë rajon.
Lëkundjet u ndjenë në të gjithë qytetin e Napolit dhe shkaktuan panik te banorët. Autoritetet vendase kanë deklaruar se, 21 persona mbetën të plagosur, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Dëmet më të mëdha u raportuan në Pozzuoli, ku u shembën dy ndërtesa të pabanuara, ndërsa një skelë pësoi dëmtime të konsiderueshme.
Pas tërmetit kryesor, zona u godit nga një seri mbi 30 pasgoditjesh, duke shtuar frikën mes banorëve. Për shkak të rrezikut nga lëkundje të tjera, shumë familje e kaluan natën jashtë shtëpive.
Autoritetet italiane vijojnë kontrollet në ndërtesat dhe infrastrukturën e dëmtuar, ndërsa ekipet e emergjencës janë në
