Presidenti Volodymyr Zelensky i ka dërguar një letër Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Kongresit, duke përmendur mungesën kritike të raketave të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.
Në letrën e tij të nënshkruar sot, Zelensky kërkoi të ndihmohet Ukraina të sigurojë këtë mjet jetësor mbrojtjeje kundër terrorizmit rus, raketat Patriot PAC-3 dhe sisteme shtesë, me qëllim ndalimin e raketave balistike ruse dhe sulmeve të tjera raketore ruse kundër Ukrainës”.
E vetmja mënyrë që Ukraina ka për të rrëzuar raketat balistike ruse janë raketat interceptuese të sistemit të mbrojtjes ajrore “Patriot”, të prodhuara në Amerikë.
