Britania e Madhe do të zhvillojë një takim urgjent qeveritar për të analizuar ndikimin ekonomik të luftës, ndërsa kryeministri Keir Starmer pritet të kryesojë mbledhjen e komitetit të emergjencave, i njohur si COBRA.
Takimi, që do të mbahet këtë pasdite, do të mbledhë ministrat kryesorë për të diskutuar masat e nevojshme për përballimin e pasojave ekonomike. Starmer theksoi se synimi është “të sigurohet që gjithçka e nevojshme të jetë në vend dhe çdo zhvillim të monitorohet dhe auditohet siç duhet”.
Një ditë më parë, ai u bëri thirrje drejtuesve të bizneseve në Downing Street për një “përpjekje të përbashkët” në përballimin e krizës, duke nënvizuar se qeveria nuk mund ta menaxhojë situatën e vetme.
Në këtë kuadër, drejtues të sektorëve të energjisë, transportit detar dhe bankar u ftuan në Numrin 10 për të diskutuar situatën e krijuar nga bllokada e vazhdueshme e Ngushticës së Hormuzit nga Irani, e cila ka ndërprerë një nga rrugët më të rëndësishme të transportit global për naftën dhe gazin.
