Elon Musk dhe Mark Zuckerberg, dy nga emrat më të mëdhenj të teknologjisë, janë përfshirë papritur në një mosmarrëveshje publike pas linçimit të Threads. Platforma është e lidhur me Instagramin dhe është krijuar për të konkurruar drejtpërdrejt me Twitter-in.

Konflikti mes dy miliarderëve është karakterizuar nga një sërë shkëmbimesh në rrjetet sociale, kërcënime për padi, madje edhe premtime për luftime fizike. Musk, i cili bleu Twitter në tetor, ka akuzuar Facebook për punësimin e ish-stafit të Twitter për të krijuar një platformë që pasqyron funksionalitetin e Twitter.

Për së fundmi përplasjet mes tyre kanë kaluar në kufij më personal. Në një postim të fundit Musk shkruan se “Zuck is a cuck,” çka do të thotë “ Zuck është një qyq”.

Por ai nuk u ndal me kaq, një tjetër postim ai ka propozuar që ata të dy të kenë një sfidë “dick measuring contest”, që do të thotë “konkursi” i matjes së organit gjenital. Sigurisht këto postime kanë shkaktuar reagime nga më të ndryshmet dhe duket se “lufta” mes dy miliarderëve po ashpërsohet.