Larry Ellison është njeriu i gjashtë më i pasur në botë dhe u ndalua nga policët për shpejtësi me Corvette-n e tij portokalli në Manele Road, në ishullin e tij privat.
78-vjeçari i cili ka një pasuri neto prej rreth 109.8 miliardë dollarë – zotëron 98 për qind të ishullit Havai Lanai.
Siç tregohet në pamjet e mësipërme, një oficer policie i afrohet makinës sportive për tu sqaruar me Ellison, fytyra e të cilit duket e habitur.
“Arsyeja që ju ndalova është se ju kaluat nëpër shenjën e ndalimit dhe ju po ecnit me shpejtësi,” tha oficeri.
“Po të isha, më vjen keq,” u përgjigj Ellison.
“Ndonjë arsye pse në veçanti?” vijoi oficeri
“Ishte … Po përpiqesha të kthehesha në shtëpi për darkë me fëmijët e mi, por nuk ka asnjë justifikim. Nuk ka asnjë justifikim të mirë.” – iu përgjigj ai.
“OK, mirë. A mund të shoh patentën e shoferit, regjistrimin dhe sigurimin, të lutem?” e pyet oficeri me respekt. Megjithatë, Ellison informon zyrtarin se ai nuk kishte patentën e tij me vete.
Një anëtar i këshillit të qytetit të Maui tha për Haëaii News Now se ‘elitat’ si Ellison mund të bëjnë pothuajse ç’të në ishullin e tyre.
Ellison është aktualisht kryetar, shef i teknologjisë dhe bashkëthemelues i gjigantit të softuerit Oracle, nga i cili zotëron rreth 35 për qind. Ai hoqi dorë nga roli i CEO në 2014 pasi kaloi 37 vjet në krye të kompanisë.
Në vitin 2020, miliarderi u transferua përgjithmonë në Lanai, të cilin e bleu në vitin 2012 për 300 milionë dollarë.