Vazhdojnë protestat kundër pushtimit të Ukrainës në Rusi.

Aktualisht, sipas një artikulli të publikuar tek BBC janë mbi 200 të arrestuar, por shifra reale mbetet e paqartë.

Njoftohet se së fundmi janë arrestuar edhe të paktën 13 gazetarë gjatë protestave kundër luftës në Shën Petersburg.

“Ata nuk shpjeguan arsyen e ndalimit”, shkroi gazetari Andrey Okun.

Ai tha se gazetarët e arrestuar kishin veshur të gjithë jelekë identifikues dhe mbanin kartat e tyre: “Por kjo nuk është me interes për askënd, qëllimi është të sigurohemi që askush të mos mbulojë asgjë.”

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny u ka bërë thirrje njerëzve, tashme disa herë, që të mbajnë qëndrim kundër presidentit Putin dhe pushtimit të Ukrainës.