Një foto i ka marrë jetën një turisti 20-vjeçar në Indonezi në përpjekje për të kapur sfondin e dallgëve mbresëlënëse në plazhin Kedung Tumpang. Dallgët e kanë përpirë atë në mënyrë të frikshme. I ndjeri Roni Josua Simanjuntak kishte shkuar në plazh për t’u argëtuar me miqtë e tij.
*DISTRESSING* – If this isn't a lesson, I don't know what is!
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) October 15, 2024
A 20-year-old from Medan, Indonesia, went missing on October 13, 2024, after being swept away by large waves at Kedung Tumpang Beach in Tulungagung. Despite search efforts by a joint SAR team, high waves of 2 to 4… pic.twitter.com/YBON8tjIZB
Në videot e publikuara nga dëshmitarët okularë, u regjistrua momenti kur një valë e mbuloi të riun dhe e përfshiu në Oqeanin Indian. Fillimisht në video shfaqet 20-vjeçari duke qëndruar përballë një shkëmbi dhe pozon për të bërë foton. Më pas jëra nga dallgët duket se e hedh 20-vjeçarin nga shkëmbi dhe zhduket nga sytë e miqve të tij, të cilët në fillim nisën të qeshnin me këtë episod.
Megjithatë më pas miqtë e 20-vjeçarit e kuptuan se kishin humbur gjurmët e tij. Pak më vonë, në fakt, burri që regjistron momentet tragjike, vë në dukje një siluetë në sipërfaqen e ujit, e cila llogaritet të jetë trupi i 20-vjeçarit.
Edhe sot trupi i 20-vjeçarit nuk është gjetur, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet do të përfundojnë të dielën e ardhshme. Dallgët në zonë arrijnë deri në 4.5 metra, gjë që është një pengesë e madhe për ekipet e kërkim shpëtimit.




