Ngordhja e një kali në Japoni ka shkaktuar protestë kombëtare dhë akuza për mizori ndaj kafshëve.
Jo vetëm protesta në rrugë, por edhe në rrjetet sociale është derdhur zemërim ndaj festivalit të famshëm që daton prej më shumë se 680 vitesh në qytetin malor Shinto të Japonisë.
Turmat brohorasin ndërsa një kalorës i ri, i veshur me kostumin e një luftëtari të lashtë japonez, kalëron me shpejtësi deri në një kodër të pjerrët. Ata duhet të kapërcej pengesat e vështira.
Pamjet janë publikuar në rrjetët sociale tregojnë kur një kalë ka ngecur, dhe tërhiqet mbi mur nga famullitarët e faltores duke përdorur litarë ndërsa ai troket ende këmbët.
Moment dramatik, është kur ky kal përplas nofullën e tij të në majë të murit me baltë dhe si kali ashtu edhe kalorësi bien mbrapsht.
Shumica e 18 kuajve që marrin pjesë gjatë dy ditëve të festivalit nuk arrijnë të kapërcejnë pengesën.
Deri këtë vit, festivali ishte konsideruar një xhevahir në kurorën kulturore të prefekturës Mie në Japoninë qendrore.
Por, aktivistëtt kanë fituar në këtë revoltë. Qeveria prefekturale ka njoftuar se do të rishikojë pjerrësinë dhe strukturën e murit në përputhje me shqetësimet e mirëqenies së kafshëve.