Presidenti amerikan Joe Biden bëri një gafë të re. Presidenti i SHBA Joe Biden tha sot se presidenti rus Vladimir Putin është bërë “i padëshiruar” dhe është “e qartë se ai po humbet luftën … në Irak”. Sipas presidentit amerikan, është shumë herët për të thënë nëse homologu i tij rus po dobësohej nga rebelimi i Wagnerit.

I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë përpara se të nisej për një udhëtim në Çikago nëse Putini tani ishte dobësuar, Biden u përgjigj se “është e vështirë të thuhet, por ai po e humb qartë luftën në Irak”.

Presidenti rus tani është “i padëshiruar në të gjithë planetin”, shtoi ai, duke thënë se “po e humb luftën brenda vendit të tij.