Ndaj biznesmenit të njohur, Eddie Jawad, është bërë një sulm. Dyshohet se gjithçka ndodhi jashtë rezidencës së tij luksoze prej 1.9 milionë dollarë në Macomb Township, Michigan.
Mediat e huaja shkruajnë se 59-vjeçari, i njohur për zotërimin e mbi 20 stacioneve të benzinës “Pit Stop”, u qëllua nga një person i paidentifikuar që u shfaq nga shkurret dhe e sulmoi atë jashtë shtëpisë së tij. Bashkëshortja e Eddie Jawad, Khadije, tha për mediat se nuk bëhej fjalë për një grabitje.

Ndërkohë kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, gjeti 59-vjeçarin me plagë nga arma e zjarrit, dhe ai u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Hetuesit besojnë se të shtënat ishin të qëllimshme, teksa autori mbetet ende në arrati.
Jawad është një figurë e njohur në komunitetin e biznesit arabo-amerikan të Michigan-it dhe ka qenë kritik i zhvillimeve të mëdha korporative, përfshirë kundërshtimin e ndërtimit të një stacioni benzine Sheetz në afërsi të pronave të tij.
Ai ka qenë një zë i fortë për mbrojtjen e interesave të bizneseve të vogla lokale, duke e akuzuar qeverinë për përparësi të zhvillimeve të mëdha.