Negociatat Rusi-Ukrainë që priteshin të zhvilloheshin mbrëmjen e së mërkurës, në kufirin Poloni-Bjellorusi do të mbahen ditën e sotme, në po të njëjtin vend.

“Delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi për raundin e dytë të bisedimeve me Ukrainën”, tha kreu i delegacionit rus Vladimir Medinsky për median “Rusia 24”, ditën e djeshme.

Ndër të tjera në fjalën e tij ai shtoi se edhe delegacioni ukrainas është nisur nga Kievi dhe është rrugës për në Bjellorusi.

“Shërbimet speciale bjelloruse sigurojnë plotësisht sigurinë tonë në Bjellorusi dhe ushtria jonë [ruse] ka siguruar një kalim të sigurt për lëvizjen e tyre e delegacionit ukrainas në territorin e Ukrainës,” tha Medinsky.

Bëjmë me dije se bisedimet do të zhvillohen në kufirin Poloni-Bjellorusi.

Ndërkohë kujtojmë se delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë do të përfaqësohen nga të njëjtët anëtarë si gjatë raundit të parë, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA./ Gazeta Shqip