Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur fjalën e tij ditën e sotme në parlamentin britanik, teksa ka marr shumë ovacione nga të pranishmit.

Zelensky është shprehur se nuk dëshiron të humbas atë që është e tyre, teksa u ka kujtuar nazistët britanikëve.

“Nuk duam të humbasim atë që është e jona, pasi në të kaluarën nuk deshe të dorëzoheshe përballë “pushtimit nazist”.

Fjalën e tij Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e tha në lidhje të drejtpërdrejtë të transmetuar për deputetët nga Dhoma e Përbashkët Britanike e mbushur plot.

Ndër të tjera Zelensky i ka siguruar të gjithë se Ukraina do të luftojë deri në fund./ Gazeta Shqip