Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë samitit të G7 në Evian, ku një shkëmbim i shkurtër replikash mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe presidentit amerikan Donald Trump ka tërhequr vëmendjen e mediave.
Ngjarja ndodhi gjatë një bisede informale, kur presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, e pyeti Melonin nëse marrëdhëniet e saj me Trump ishin përmirësuar.
“Ne kemi qenë gjithmonë miq”, u përgjigj kryeministrja italiane.
Menjëherë pas kësaj, Trump reagoi me ton të habitur, duke thënë: “Më keni braktisur”, deklaratë që u kundërshtua menjëherë nga Meloni.
“Jo, kjo nuk është e vërtetë”, iu përgjigj ajo presidentit amerikan.
Incidenti ndodhi pak para një dreke pune të liderëve të G7, në një moment kur krerët e shteteve po zhvillonin biseda joformale.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se marrëdhëniet mes Melonit dhe Trump kanë njohur luhatje gjatë muajve të fundit, veçanërisht për çështje të politikës së jashtme, përfshirë zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe përdorimin e bazave ushtarake në Itali.
A descrivere quanto complesso sia diventato il rapporto di Giorgia Meloni con Donald Trump – sempre in bilico tra la necessità politica della premier di ricucire con la Casa Bianca e il timore di ritrovarsi di nuovo schiacciata su un leader divisivo e osteggiato dall’opinione… pic.twitter.com/EdZPRsfmkl
— Repubblica (@repubblica) June 16, 2026
