Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë me presidentin francez Emmanuel Macron, duke nënvizuar rëndësinë e diplomacisë në arritjen e një paqeje të qëndrueshme për Evropën.

Në një postim në platformën X, Zelensky bëri të ditur se ekipet e tyre po punojnë në Gjenevë me partnerë ndërkombëtarë për të siguruar rezultate konkrete.

“Ekipet tona në Gjenevë po punojnë me partnerët dhe është shumë e rëndësishme të arrijmë rezultate që ta sjellin Ukrainën dhe gjithë Evropën më afër paqes dhe sigurisë së besueshme”, tha ai.

Zelensky shtoi se koordinimi me Francën mbetet i domosdoshëm dhe se diplomacia duhet të rikthehet me forcë. “Ne mbështetemi te partnerët tanë që të dëgjojnë argumentet tona,” përfundoi presidenti ukrainas.