Ky vit i gjen disa territore të Ukrainës, në errësirë si pasojë e sulmeve të vazhdueshme nga Rusia. Situata bëhet akoma më e vështirë teksa jemi edhe në prag festash të fundvitit, ku zymtësia në shtëpitë e banorëve të Kievit shtohet më shumë, shto këtu edhe të ftohtin dimëror.
Megjithatë kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitscho ka vendosur që të dhurojë pak atmosferë festash për fëmijët, duke u shprehur se Putin nuk do i vjedhë Krishtlindjet. Klitschko tha se pemët do të vendosen për t’u kujtuar fëmijëve humorin e Vitit të Ri.
Miliona banorë të zonës së kryeqytetit vuajnë nga ndërprerjet e energjisë elektrike për shkak të sulmeve ruse, por këtë vit pemët do të shfaqen pa drita për të kursyer energjinë elektrike, shkruan SkyNews.
“Askush nuk do të anulojë Vitin e Ri dhe Krishtlindjet, dhe atmosfera e Vitit të Ri duhet të jetë aty. Klitschko tha se pemët e Krishtlindjeve do të vendosen për t’u kujtuar fëmijëve humorin e Vitit të Ri. Unë nuk dua t’ua heq Babadimrin fëmijëve”, tha Klitscho.
Kryebashkiaku tha se nuk do të ketë tubime masive apo koncerte një traditë për të pritur Vitin e Ri. Bizneset e qytetit do të sponsorizojnë pemë në të gjithë Kievin, duke përfshirë sheshin Sophia në lagjen e Kievit të Vjetër. Rusia ka kryer sulme të vazhdueshme me raketa në infrastrukturën energjetike të Ukrainës që nga fillimi i tetorit. Zyrtarët ukrainas dhe aleatët kanë ngritur shqetësime se si banorët do ta përballojnë dimrin, mes ndërprerjeve të energjisë elektrike, dëmtimit të furnizimeve me ngrohje qendrore dhe uljes së temperaturave.