Zëvendëspresidentja Kamala Harris zhvilloi një intervistë të tensionuar në Fox News, ku u pyet për përpjekjet e administratës Biden në lidhje me emigracionin e paligjshëm në kufirin jugor amerikan. Harris e theksoi se presidenca e saj nuk do të jetë një vazhdim i politikave të Joe Biden, duke lënë të kuptohet se do të ketë një qasje të re.

“Më lejoni të jem e qartë. Presidenca ime nuk do të jetë një vazhdim i asaj të Joe Biden,” tha Harris, megjithatë, ajo nuk ofroi detaje të tjera mbi ndryshimet e mundshme.

Gjatë intervistës, gazetari Bret Baier e pyeti Harris për përmirësimet që administrata e saj kishte bërë për emigracionin, duke përmendur një rast të një nene në kongres që humbi jetën për shkak të një emigranti të paligjshëm. Harris theksoi se ndryshimet ishin të nevojshme pasi, sipas saj, Donald Trump kishte dështuar të merrej me problemin.

“Donald Trump thjesht zgjodhi të merrej më një problem, në vend që të rregullonte një problem,” shtoi ajo.

Përveç kësaj, Harris i bëri apel votuesve republikanë që ta mbështesin në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, duke shfaqur një qasje për të tërhequr mbështetje nga një gamë më të gjerë votuesish. Ky apel u përsërit edhe në një takim elektoral në Pensilvani, para se të shfaqej në Fox News, një platformë me prirje konservatore.