Pluhuri i bardhë që u dërgua më 22 nëntor në zyrën e kryeministrit të Belgjikës, Alexander De Croo, muajin nëntor, është konstatuar se është helm.

Një anëtari i stafit të kryeministrit kishte përfunduar në spital pasi kishte hapur letrën me pluhur të bardhë, shkruan The Guardian. 

Siç raportohet zyra e prokurorit në Bruksel shpjegoi natyrën e substancës që ishte dërguar nëntorin e kaluar në ndërtesat qeveritare, duke përfshirë edhe zyrën e kryeministrit.

Letra ishte zbuluar më 22 nëntor në zyrën e kryeministrit, dy ditë pasi pako të ngjashme ishin gjetur edhe në zyrën e ministrit të Jashtëm belg, Annelies Verlinden dhe në zyrat qendrore të shërbimeve shtetërore të sigurisë.

Striknina, një pluhur i bardhë pa erë, përdoret si helm për miu dhe te njerëzit mund të çojë në arrest kardiak, dështim të organeve dhe vdekje. Lajmi për letrën e mbushur me strikininë doli dy ditë pasi një burrë i armatosur me thikë u arrestua jashtë zyrës së De Croo në Bruksel.