Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh, deklaroi se vendi i tij nuk është ende i gatshëm për një raund të ri bisedimesh ballë për ballë me Shtetet e Bashkuara.

Sipas tij, kjo ndodh për shkak se Uashingtoni nuk po tërhiqet nga ato që ai i cilëson si kërkesa “maksimaliste” mbi çështjet kyçe.

Zv.kryeministri theksoi gjithashtu se Teherani nuk do t’ia dorëzojë SHBA-së uraniumin e pasuruar, duke e konsideruar këtë një propozim të papranueshëm, pavarësisht deklaratave të bëra nga Donald Trump të premten.

Ai bëri të ditur se mes dy vendeve ka pasur kontakte, por Irani kërkon që fillimisht të arrihet një “marrëveshje kornizë” përpara se të zhvillohen takime të drejtpërdrejta.

Sipas tij, SHBA duhet të kuptojë dhe të adresojë shqetësimet kryesore të Iranit, përfshirë heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj vendit.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës, Trump deklaroi se po zhvillohen “biseda shumë të mira” mes dy palëve.

Top Channel