Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar sërish vendet e NATO-s për mungesë mbështetjeje ndaj Amerikës në konfliktin me Iranin.

Ai i quajti negociatat e Teheranit “të çuditshme” dhe paralajmëroi se Irani duhet të bëhet serioz për të shmangur pasoja të rënda.

Trump shkroi në rrjetin e tij social se SHBA-të nuk kanë nevojë për ndihmën e NATO-s, duke theksuar se Irani është “ushtarakisht i shkatërruar” dhe ka pak mundësi rikthimi.

Ai shtoi se negociatorët iranianë po shqyrtojnë propozimet amerikane, por se duhet të veprojnë shpejt, përndryshe nuk do të ketë kthim pas dhe situata mund të përkeqësohet.

Ky mesazh vjen në një kohë kur tensionet midis SHBA-së dhe Iranit mbeten të larta, ndërsa bisedimet për një marrëveshje përfundimtare janë ende në faza të hershme.